Lajme

Sondazhat i vendosin nën pragun, NISMA thotë se vullneti qytetar është ndryshe

Partia e Fatmir Limajt Socialdemokrate, nuk i k

Partia e Fatmir Limajt Socialdemokrate, nuk i ka pritur mirë sondazhet të cilat e vendosin nën-pragun prej 5%. Thonë “vullneti i qytetarëve është ndryshe”.

Në sondazhin e publikuar nga PIPOS, NISMA Socialdemokrate nuk merr më shumë sesa 1.50% të votave.

Por, ky subjekt politik thotë se “këtë e duan” kundërshtarët, njofton Insajderi.

“Ne e dimë që vullneti i qytetarëve është i ndryshëm dhe më i fortë se që duan kundërshtarët tanë, thuhet tutje në reagimin e Nismës. Ne u besojmë mbështësve tanë dhe i nxisim të gjithë që sa më shumë të votojnë për NISMËN Socialdemokrate ditën e zgjedhjeve”, thuhet në faqen zyrtare. /Insajderi.com