24 orë+ Lajme

Sondazh: Raportet e vlerësojnë të suksesshëm, por qytetarët janë të pa kënaqur me Ramiz Lladrovcin

Raportet e institucioneve të cilat monitorojnë punën e kryetarëve të komunave komunën e Drenasit e nxjerrin si të suksesshme.  Komuna e Drenasit, e udhëhequr nga kryetari Ramiz Lladrovci, është vlerësuar me performancën më të mirë për vitin 2019, nga 38 komunat e Republikës së Kosovës.

Këtë vlerësim e ka bërë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila, me këtë rast, ka shpërblyer punën e madhe të kryetarit Lladrovci dhe të gjithë punonjësve të Komunës së Drenasit, me grante në vlerë prej 803 mijë eurosh. Mirëpo, këto raporte nuk janë relevante për banorët e kësaj komune. Në pyetjen se me çfarë note, nga 1 deri në 10 do ta vlerësonit punën e kryetarit të Komunës së Drenasit, në përqindje të lartë vlerësimi ka qenë negativ./24-ore.info

Rezultati i sondazhit