Lajme Teknologji

Sonda e NASA-s prek Diellin

Sonda diellore Parker e NASA-s u bë anija e parë kozmike që hyri në atmosferën diellore, njoftoi të martën agjencia hapësinore amerikane.

Sonda fluturoi nëpër koronën e Diellit, shtresën e sipërme të atmosferës së yllit tonë, duke mbledhur grimca dhe të dhëna mbi fushat magnetike atje, tha NASA, duke e quajtur momentin historik një “hap gjigant për shkencën diellore”.

“Prekja e Diellit me sondën diellore të Parkerit është një moment monumental për shkencën diellore dhe një arritje vërtet e jashtëzakonshme”, tha Thomas Zurbuchen nga Zyra e Misioneve të Shkencës në NASA.