Sport

S’ndalen Milani dhe Ibrahimovici

Xhiron e kaluar barazuan 2-2 me Hellas Veronën dhe u mendua se mund të jetë koha e ndërprerjes së formës fantastike të Milanit.

Por jo, të besuarit e Stefano Piolit janë rikthyer në krye të Serie A, pas fitores së madhe 3-1 në udhëtim te Napoli, në San Paolo.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ishte nata e Zlatan Ibrahimovic, që me dy gola e ndihmoi Milanin t’i rrëmbejë tri pikë të arta, që e dërgojnë në krye të Serie A me 20 pikë të grumbulluara.

Ibrahimovic shënoi në minutat 20’ dhe 54’, derisa në fund në minuten e 94′, realizoi Hauge, talenti i ri.

Gjithçka që arritën të bëjnë vendasit, ishte goli i nderit i shënuan nga Mertens në minutën e 62-të.

Lajmi i keq për Milanin është dëmtimi i Ibrahimovic, që u largua në minutën e 78′ pas disa problemeve muskulore.

Kujtojme se Napoli luajti me 10 lojtarë nga minuta e 65′, Bakayoko mori dy të verdhë në këtë ndeshje, për t’u përjashtuar me të kuq.

Për Napolin në këtë ndeshje mungoi Amir Rrahmani, për shkak se ditë më parë doli pozitiv me COVID-19.