Lajme

Sllovaki/ Autobusi përplaset me kamionin,

12 persona , përfshirë 4 studentë, kanë vde

12 persona , përfshirë 4 studentë, kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një autobus publik është përplasur me një kamion të ngarkuar me gurë në Bratislava, Sllovaki.  Sipas mediave lokale, aksidenti tragjik ka ndodhur në atë çka zakonisht përmendet si “Rruga e Vdekjes”.

Vdekja e 12 personave është konfirmuar nga zëdhënësi i zjarrfikësve, Michael Varga. Ndërkohë që, shkaku i përplasjes së autobusit me kamionin, ende nuk dihet.

Ky është aksidenti më i rëndë rrugor në Sllovaki që nga viti 1995, kur një autobus ra në humnerë nga një lartësi 25 m duke shkaktuar 14 viktima.


Etiketa: , ,