Kosovë

Skulptori i shtatores në Prizren: Jam munduar që njerëzit ta marrin më për toke Skënderbeun

Sinan Aliaj, skulptori që realizoi shtatoren e Skënderbeut në Prizren, ka thënë se nuk e ka menduar që njerëzit ta marrin në mënyrë imponuese çështjen e shtatores.

Në Kanal 10, ai ka thënë se ka pritur që reagimet e njerëzve rreth shtatores së Skënderbeut të jenë më të matura.

Unë nuk jam mundu me e mujtë Odhise Paskalin, jam mundu që njerëzit ta marrin më për toke këtë figurë historike. E marrin më shtruar, e jo në mënyrë imponuese”, ka thënë Aliaj, vepra e të cilit në Prizren ka shkaktuar bujë të madhe.

Ai ka kërkuar që të kalohet periudha e “Luftës së Parë Botërore, e Rilindasve”, e cila sipas cilit i është shpërfaqur nga reagimi i njerëzve pas vendosjes së shtatores në Prizren.