Sport

Skuadra shqiptare nga Tuzi në garë për kampion të Malit të Zi

Klubi i futbollit Deçiqi nga Tuzi i Malit të Zi, është në garë për t’u bërë kampione.

Skuadra që ka shumicën e futbollistëve shqiptarë, po shkëlqen me paraqitjet.

Deçiqi pozicionohet në vendin e dytë me pesë pikë më pak se Buducnost të Podgoricës.

Në 14 paraqitje ka shënuar gjashtë fitore dhe tetë barazime.

Ekipi nga Tuzi ende është pa humbje këtë sezon.

Klubi është gjashtë pikë larg vendit të tretë, FK Podgorica.

Në rast se mbarojnë në tri pozitat e para, Deçiq mund të luaj në kualifikime për gara evropiane.