Lajme

Skandaloze: Testet 20 euro, në Kosovë bëhen për 200 euro

Menaxherja e Programit të Fondit Global për Kosovë, në kuadër të CDF-së, Edona Dobroshi-Deva, në emisionin Desku në KTV ka thënë se testet genexpert që kushtojnë rreth 20 euro në Kosovë po bëhen për 200 euro.

“Testet genexpert poashtu janë shumë të shpejta, por e kanë një aparaturë të veçantë të cilën granti i Fondit Global për Tuberkuloz e ka siguruar para disa vitesh në Kosovë. Sepse ato përdoren edhe për tuberkuloz edhe për HIV, mund të përdoren për disa sëmundje dhe ekzistojnë tri aparatura të tilla në tri qendra në Kosovë: në Prizren, në Pejë dhe në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Reklamo bizensin tuaj ketu

E pyetur se a ka teste apo jo, Dobroshi-Deva ka thënë se testet e genexpert i kemi sjellë ne përmes grantit të Fondit Global, një sasi të kufizuar, mirëpo Kosova ka hyrë në listë për sigurimin e një sasie tjetër në OBSH.

“Sepse këto teste nuk prodhohen për shitje të lirë, janë teste të cilat prodhohen (si donacion), tani për tani në këtë krizë të madhe të sigurimit të testeve”, ka thënë Dobroshi-Deva.

Ajo ka bërë të ditur se përparësia e këtyre testeve qëndron në shpejtësinë e marrjes së rezultatit, që zgjat 30 minuta.

“Për raste emergjente janë shumë të mira. Çmimi është, ne e kemi siguruar diku rreth 20 euro (24 dollarë). Ka qenë ajo afera e testimit 200 e diçka euro me teste të ngjashme”, ka thënë ajo. “Inspektorati shëndetësor dhe ai farmaceutik në këtë rast është përgjegjësi që t’i hetojë këto raste dhe të merret me to. Besoj edhe proceset e auditimit më vonë do të tregojnë por, rastin e testeve të genexpertit kemi të bëjmë me sektorin privat, përderisa këto janë siguruar si donacion”.