Ballkan Kosovë Shëndetësi

Skandaloze: BE-ja s’planifikon të ndihmojë Kosovën e Ballkanin Perëndimor me vaksinë deri në maj

Bashkimi Evropian nuk planifikon që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me vaksinën anti-COVID përpara muajit maj të vitit 2021. Për një gjë të tillë ka raportuar sot mediumi serb “B92”, duke e cilësuar si vendim skandaloz të Brukselit.

Siç shkruan B92, bazuar në programin për vaksinim falas Covax, vaksinimi në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të fillojë përpara majit.

Kjo nënkupton që vendet e BE’së do të kompletojnë vaksinimin e popullatës, dhe vetëm pas kësaj, vaksinimi do të fillojë më pas edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan B92.

Një gjë e tillë sipas mediumit serb po kundërshtohet fuqishëm nga Serbia dhe Shqipëria, shtete këto që po provojnë të ndryshojnë një plan të tillë.