Lajme

S’ka paga për punëtorët e Telekomit, deri në orën 15:00 janë tërhequr mbi 2.7 milionë € nga Devolli

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se Devollët kanë filluar tërheqjen e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Telekomit bëjnë me dije se nuk do të ketë paga për punëtorët e Telekomit, pasi që deri në ora 15:00 janë tërhequr mbi 2.7 milionë euro nga kompania e Devollëve.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas të njëjtit burim, tërheqja është bërë në secilën bankë ku Telekomi ka llogari aktive.

Përmes një njoftimi nga Telekomi kanë thënë se me zbrazjen e sotme të llogarisë, janë lënë pa paga 2.300 punëtorë të Telekomit dhe më shumë se 1000 të Postës së Kosovës.

Poashtu në atë njoftim thuhet se me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare, teksa kërkojnë urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje.