Lajme

S’ka kuorum për projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk ka kuorum për ta votuar projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj.

Ajo ka treguar se në sallë nuk ndodhen as 50 deputetë për ta votuar në parim projektligjin në fjalë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë refuzuar që ta votojnë këtë projektligj, pasi sipas tyre, përmban shumë paqartësi.