Lajme

Situatë kritike nga reshjet në Durrës, përmbytet qyteti (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë paralizuar qy

Reshjet e dendura të shiut kanë paralizuar qytetin bregdetar të Durrësit. Prej disa orësh uji vërshon rrugëve, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve. MAPO ka mësuar se situata paraqitet kritike, ndërkohë që Bashkia ka kërkuar ndihmë nga institucionet e tjera për përballimin e situatës. Punonjës të Autoritetit Portual kanë dalë në terren dhe po ndihmojnë Bashkinë në menaxhimin e situatës.

Siç duket edhe nga videot e mbërritura në redaksinë e MAPO, në mjaft rrugë ka prezencë të madhe uji për shkak të bllokimit të kolektorëve.

Vështirësi paraqitet edhe sa i takon ankorimit të trageteve në Port për shkak të dallgëve të forta të detit, por megjithatë lundrimi nuk është pezulluar.

LEXO EDHE:

Shi deri të dielën, situata e përmbytjeve në të gjithë vendin


Etiketa: , ,