Lajme

Situata nga koronavirusi/ Hapet edhe spitali Covid 3 në Shqipëri, shtrohen pacientët e parë

Rritja e rasteve të reja, por sidomos rritja e

Rritja e rasteve të reja, por sidomos rritja e shpejtë e shtrimeve në spital, ka detyruar Ministrinë e Shendetësisë që të hap edhe spitalin Covid 3.

Ky spital do të jetë brenda QSUT-së, te sektori i kirurgjisë. Hapja e këtij spitali erdhi pasi thuajse 95% e shtretëreve në dy spitalet e tjera Covid, janë mbushur tashmë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në spitalin Covid 3 janë shtruar 3 pacientët e parë. Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 304 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Mjekët dhe infermierët janë trajnuar për paceintët me covid, ndërkohë që kjo situatë pritet të sjellë probleme për pacientët e tjerë që kërkojnë shërbime në QSUT.


Etiketa: ,