Lajme

Sistemi zgjedhor, Kume: Dy opsionet më të mira për Shqipërinë

Ish-kryetari i KQZ dhe eksperti i çështjeve z

Ish-kryetari i KQZ dhe eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume, ka komentuar rreth diskutimeve për reformën zgjedhore, i ftuar në studion e Syri Tv.

Sipas Kumes, Parlamentin e kemi me të deleguar pasi listën e përgatit kryetari i partisë, çka nuk merr në konsideratë vullnetin e qytetarëve shqiptarëve.

Sa i përket sistemit zgjedhor, Kume dha edhe dy opsione, sipas të cilit do të ishin më të mirat për vendin.

“Rezultati i marrë nga ky sistem, me ndryshimet kushtetutese të 2008-ës, për tu ulur në tavolinë dhe për të diskutuar mbi një sistem që të ofron mundësi shumë të mira që zgjedhësi shqiptar të zgjedhë atë që do. Ka disa sisteme, por në vlerësimin tim dy do të ishin më të mirat:

1. Proporcional-rajonal me 4 njësi zgjedhore (jo me 12) dhe me lista të hapura
2. 100 ulëse në Kuvend që vijnë nga gara mazhoritare dhe 40 mandate të ndahen sipas numrit të votave në shkallë vendi”.

Sipas tij, listat e hapura zbehin rolin e kryetarit të partisë, por nuk do të kemi fenomenin e deputetëve që do kryetari.