Maqedoni

Sindikata Diplomatike kërkon përfshirje në përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin e Punëve të Jashtme

Sindikata Diplomatike do të kërkojë që të përfshihet në përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin e Punëve të Jashtme, sepse sipas sindikatës, ligji aktual lë hapësirë për avancime arbitrare të diplomatëve. Nga kjo sindikatë thonë se ndikimi politik ka qenë gjithmonë prezent gjatë emërimit të diplomatëve. E themeluar vetëm rreth tre javë më parë, Sindikata Diplomatike ka dorëzuar 4 kërkesa në Ministrinë e Jashtme, ndërsa ndër më prioritaret është tërheqja e sistematizimit të vjetër dhe miratimi i një sistematizimi të ri.

Ka mundësi që më urgjentja të jetë tërheqja e sistematizimit e cila është ka nisur në MPJ në qershor, edhe pse e njëjta është miratuar në dhjetor, gjë që në vete është precedent. Ka shumë mangësi ky sistematizim , sepse mes të tjerave shërben edhe si mjet për degradim personal të kolegëve, por edhe për faktin se e vazhdon trendin e një diplomacie të vjetër, e cila nuk përshtatet me principet e diplomacisë moderne – deklaroi Zoran Dabiq, kryetar i sindikatës së diplomatëve.

Në mesin e kërkesave qëndron edhe ajo për përfshirjen e Sindikatës në miratimin e Ligjit të ri për Punë të Jashtme dhe ndryshime jo selektive në të, reforma në procedurën e referimit jashtë shtetit, avancimi i diplomatëve të rinj, për formimin e të cilëve, si thonë, duhen dekada të tëra. Mungesën e ambasadorëve në shumë ambasada të Maqedonisë së Veriut, nga kjo sindikatë e quajnë dëm të madh. Sindikata Diplomatike është pjesë e Sindikatës së Administratës, në kuadër të konfederatës së Sindikatave të Pavarura.

Evi Shkopi

Loading…