Kosovë

Simpatizantë të LDK’së e të VV’së përplasen në Podujevë, shihet edhe Agim Bahtiri

Simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë grumbulluar në Podujevë, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.

Por, gjatë kohës sa kreu i LDK’së, Isa Mustafa po mbante fjalim, aktivistë të Vetëvendosjes kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidat për kryetar të kësaj komune.

Pas këtij veprimi, raportohet se ka pasur edhe përplasje mes aktivistëve të dy partive. Ndërkohë, në mesin e aktivistëve të VV’së shihet edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ndryshe, zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen të dielën. Në garë për të parin e komunës janë Nexhmi Rudari i LDK’së, Shpejtim Bulliqi i VV’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

VIDEO

https://video.gjirafa.com/video-1606484304-mp4