Showbiz

Silva Gunbardhi flet për konfliktin me Mandin: Kërkova tre javë për veshjet e tij, njerëzit më thonin qorre

Silva Gunbardhi ka shpërthyer në lot teksa i kt

Silva Gunbardhi ka shpërthyer në lot teksa i kthente përgjigje këngëtarit Mandela Mustafa (Mandi Nishtullës) që  e akuzoi se bashkë me të shoqin kishin fituar milliona me këngën “Të ka lali shpirt”.



“Njerëzit e Dafit duke lexuar. Kam edhe unë një nën që preket kur lexon ‘**** për vajzën e saj sepse kam besuar tek ky njeri me zemër. Kam bërë të pamundurën. Por kur lexon dhe nëna ime që ‘o qorre, ti me lekët e Mandit bëre operacionin’, nuk i kam hyrë askujt në pjesë, kam heshtur, por më thanë që nëse ti Silva do të heshtësh i bie që do të pajtohesh me të gjithë akuzat që ngrihet ndaj teje. Doja qe Mandi të fitonte. Kërkova 3 javë për veshjen e Mandit që ai te dilte siç duhej në klip, siç e meritone. Nuk pres mirënjohje nga Mandi, por më vrau shpifja. Ia kisha detyrim publikut këtë sqarim si dhe nënës time. Ajo jeton vetëm prej virusit Covid-19 dhe lexon çdo koment. Është e sëmurë me zemër,”- u shpreh Silva Gunbardhi duke qarë.