Opinione

Si vullkani kundër robërisë!…

Shpërtheu vullkani kundër robërisë,

n’tr

Shpërtheu vullkani kundër robërisë,

n’troje t’lashta të Dardanisë!

Me shumë shekuj ishim t’robëruar,

n’shumë shtete t’copëtuar!

Pak truall ishte n’liri i mbetur,

fara jonë për t’mos u hequar!

Emri i shqipes për t’zanë vend,

dhe n’Botë për t’u përmend!

Nga nëna jonë u dha bekimi,

n’troje t’robëruara u bë frymëzimi!

Shpërtheu vullkani kundër robërisë,

n’troje t’lashta të Arbrisë!

U lehtësuam për t’bërë jetë,

por, prap ca troje na kanë mbetë!

Miku i madh na përgëzonë,

n’vështirësi prap na ndihmonë!

Urojnë bijtë nënën e vet,

që këngën na mësoi qysh në djep!

Kur gjyshja  i thërret nipërit e vet,

nga tërë Bota vijnë apet!

Për lashtësinë e brumit tonë,

edhe sot kurrë s’është vonë!…