Një përplasje me armë ndodhi në orët e para të së shtunës në një klub nate në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku si pasojë katër persona mbetën të plagosur.
Sot mediat kosovare kanë bërë publike pamjet e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Rinia”, në hyrje të klubit të natës “Duplex”.
Dy grupe kanë qëlluar me armë zjarri njëri-tjetrin, ndërkohë që Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar tri armë të cilat dyshohet se ishin përdorur në përleshje.
“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”, thuhet në komunikatën e policisë.
Momentet e sherrit dhe të shtënave me armë:
Etiketa: Perplasje me arme ne Kosove