Lajme

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoja, policia jep detajet e para

Policia ka reaguar pas atentatit të sotëm nda

Policia ka reaguar pas atentatit të sotëm ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja te mbikalimi i Shkozetit.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD dhe për pasojë janë plagosur Aleksandër Laho (48 vjeç), Arjan Ndoja (44 vjeç) dhe Andi Maloku (30 vjeç).

Ky i fundit është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

LEXO EDHE: 

Atentat me armë zjarri prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja

U plagos me dy plumba në atentat, ja gjendja e prokurorit Arjan Ndoja

Në makinën e prokurorit, kush është “i forti” i Shjakut që u plagos

Atentati ndaj Ndojes/ RENEA zbarkon në Durrës, ndalohet një i dyshuar

“Punon për bandat”/ Çfarë tha Rama për prokurorin Arjan Ndoja

Tokat tek Gjiri i Lalzit, shkaku i atentatit?


Etiketa: , , , , ,