Showbiz

“Si lopat holandeze, o Zot ça shpifësire”, Bebe Rexha iu kthehet ashpër ndjekësve

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka tre

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar gjithmonë se është gjykuar shumë gjatë jetës së saj për peshën trupore. Pavarësisht se artistja me origjinë shqiptare ka dhënë mesazhe të shumta për të mos paragjykuar askënd për këtë pjesë, duket se ka ende nga ata që vazhdojnë t’ja vënë në dukje shtimin në peshë.



Pak ditë më parë, ajo ndau me ndjekësit në “Instagram” një video ku shfaqej me bikini. Videon në fjalë e ka publikuar edhe një faqe shqiptare në “Instagram”, ku nuk kanë munguar komentet negative të tipit “si lopë” apo “e shpifur”,të cilat i kanë rënë menjëherë në sy Bebe Rexhës. Kjo e fundit i ka ndarë këto komente në “Instastory”-n e saj.

“Siç e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare për kulturën time. Por ka diçka që nuk jam krenare për kulturën time”, shprehet këngëtarja shqiptare, e cila përkthen në anglisht disa nga komentet që fansat shqiptarë i kanë bërë.

Ajo shprehet se videon e ka publikuar për të treguar se askush nuk ka trup perfekt dhe se duhet ta duam atë ashtu siç është. Bebe shton se vajzat shqiptare do të ishin më të suksesshme nëse do të ndihmonin njëra-tjetrën, se sa ta ulni atë.