Maqedoni

“Shtyrja e regjistrimit”, tensione mes kreut të Kuvendit dhe opozitës shqiptare

Propozim-ndryshimi i ligjit për regjistrim

Propozim-ndryshimi i ligjit për regjistrim u rikthye në seancë plenare për votim përfundimtar para deputetëve. Shumë nga deputetët e opozitës shqiptare u paraqitën për të marrë fjalën, duke u nisur, siç thanë ata, nga rëndësia e ligjit. Tensionimi i situatës solli kërkesën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për një pushim 1 orësh. Ligji nuk do të miratohet pa u shterur debati.

– Advertisment –

Më herët Rexhepi për Alsat deklaroi se regjistrimi me siguri do të shtyhet por pasojat do të jenë të rënda.

Nuk është aspak as demokratike dhe as njerëzore që për hir të tekeve politike maqedonase, të nënshtrohet edhe subjekti politik shqiptar, në këtë rast BDI-ja. Besoni që pasojat kombëtare do t’i bartë BDI-ja. Pasojat do të jenë aq të rënda sa nuk mund ta imagjinojnë – tha Skender Rexhepi, ASH-AAA.

Regjistrimi i popullsisë në vend, në vend të muajit prill, me propozim-ndryshim të ligjit parashihet të mbahet nga data 5 deri më 30 shtator. Regjistrimi elektronik i diasporës parashihet të mbetet i vlefshëm dhe i hapur deri në përfundim të procesit në fund të shtatorit. Vendimi erdhi pas takimit të fundit të liderëve Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Në të njëjtën seancë me regjistrimin është edhe ndryshimet në Kodin zgjedhor të cilat rregullojnë përdorimin e terminaleve për shenjat e gishtave gjatë votimit dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale për në gjysmën e dytë të muajit tetor.

Fatlume Dervishi