Lajme

Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel – për shkak të koronavirusit

Takimi i paraparë për të hënën mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është shtyrë.

“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën do të shtyhet”, ka bërë të ditur përmes Twitterit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Vetë Lajcak, përmes një statusi në Twitter një ditë më parë kishte informuar rreth këtij takimi.

Ai kishte shkruar se gjatë këtij takimi çështja e Asociacionit nuk ishte në rend ditë. Kjo shkaku që, si kishte thënë ai, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.