Lajme

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj ishte planifikuar mbajtja e seancës gjyqësore kundër Naser Pajazitajt, për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Naser Pajazitaj dyshohet se kishte vrarë kushërirën e tij, Donjeta Pajazitaj.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Gjykata Supreme i kishte prishur të dy vendimet e Gjykatës së Pejës (edhe atë të lirimit edhe atë të dënimit me burgim të përjetshëm), për të marrë lëndën më pas Gjykata e Ferizajit.

Por, Indeksonline mëson se edhe seanca e sotme ka dështuar dhe e njëjta është shtyer për nesër në orën 10:00.

Kjo pasi që njëri nga pjesmarrësit e gjyqit është ankuar se nuk është mirë me shëndet, arsye e cila është pranuar nga gjykatësit.