Lajme

Shtimi i rasteve me koronavirus, kontrolle të shumta në pikat kufitare të Kosovës

Në disa prej pikave kufitare të Kosovës janë shtuar kontrollet, kjo pas rritjet së numrit të rasteve me koronavirus thuajse në të gjithë Europë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka ndarë në rrjetin social Facebook disa foto nga pika kufitare në Medarë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja”, ka thënë Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja.

Gjatë ditës, isha në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër respektimin e masave anti Covid 19.

Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit.