Lajme

Shtimi i rasteve me COVID- 19, Qeveria këtë javë mund të vendos për masa të reja

Këtë javë do të vendoset nëse do të ketë shtrëngim të masave anti-Covid, pas rritjes së rasteve me këtë sëmundje gjatë ditëve të fundit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai ka thënë se janë duke e vlerësuar situatën në vend.

Ne bashkë me Instituti e Shëndetit Publik dhe me institucionet e tjera jemi duke e vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, nuk kemi ndonjë propozim. Të enjten e kem takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 do ta vlerësojmë situatën pastaj do të vendosim”, ka deklaruar Zemaj.

Ndërkohë, në Qeveri kanë deklaruar se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi ka kërkuar ashpërsim të masave, por se të premten do të vendoset nëse do të ketë apo jo.

IKSHP’ja ka propozuar në vazhdimësi ashpërsim të masave, por në Qeveri nuk është diskutuar diçka e tillë. Të premten mbahet takimi dhe vendoset edhe nëse do të ketë shtrëngim të masave. Por, për të gjitha këto më shuëm detaje mund të iu dhënë në Ministri të Shëndetësisë, meqenëe janë ata që propozojnë”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.