Maqedoni

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dhe i Zvicrës akuzohet për regrutim në ISIS

Prokuroria Publike në Zvicër ka ngritur padi ndaj dy personave, njëri shtetas i Zvicrës dhe i Maqedonisë së Veriut. Personat në fjalë dyshohen për rekrutim të luftëtarëve në radhët e grupit të Shtetit Islamik (IS).

Nga zyra e Prokurorit Publik në Zvicër thonë se të dy të dyshuarit akuzohen për “mbështetje dhe anëtarësim” në IS, përfshi këtu edhe për përhapje të propagandës xhihadiste.

Të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk u zbuluan në interes të hetimit, kanë jetuar në pjesën veriperëndimore të Zvicrës.

Shtetas i Zvicrës dhe i Maqedonisë së Veriut u arrestua deri sa po përpiqej të nisej drejt Sirisë. Ai dyshohet se ka rekrutuar një luftëtar të IS.

I dyshuari tjetër, me nënshtetësi zvicerane dhe italiane, akuzohet se ka qëndruar në territore të kontrolluara nga IS në Siri, ndërsa pasi është kthyer në Zvicër, ka rekrutuar disa burra për të luftuar në radhët e grupit xhihadist.

Loading…