Maqedoni

Shtetas të Maqedonisë vaksinohen kundër Covid-19 në Beograd

Panairi i Beogradi gjatë ditës së sotme ësh

Panairi i Beogradi gjatë ditës së sotme është mbushur me persona që po presin të imunizohen kundër Covid-19, mëson Alsat. Raportohet se pjesa më e madhe e personave janë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina. BBC në gjuhën serbe njofton se përveç vendeve nga Ballkani Perëndimor, janë regjistruar edhe shtetas të vendeve të BE-së, si Gjermania, Holanda dhe Sllovenia. Ndërkaq, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë mëngjesin e sotëm njoftoi se në vendkalimin kufitar “Tabanoc” po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin për të numrit të lartë të qytetarëve tanë që sot po udhëtojnë drejt Serbisë për t`u vaksinuar kundër Covid-19.

– Advertisment –