Sport

Shtatë vite nga “nata në Beograd”

Teksa akrepat e orës tregonin 21-27, në “Partiz

Teksa akrepat e orës tregonin 21-27, në “Partizan Stadium”, sot – shtatë vite më parë, lartë në qiell kishte valvitur flamuri me hartën e tokave shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, ndërsa kishte mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.

Ky episod, i cili mbetet historik, ndodhi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2016”, shkruan Shqip.com.

Ky takim ishte i tensionuar nga fillimi, ndërsa edhe himni i Shqipërisë ishte vërshëllyer nga shikuesit e pranishëm në stadium.

Refer kryesor në këtë takim ishte Martin Atkinson, i cili pati një barrë të madhe për të bartur në supe.

Momenti kur futbollisti serb u mundua ta largojë flamurin nga fusha

Kuqezinjët e udhëhequr nga Gianni De Biasi ishin duke zhvilluar një ndeshje sulmuese dhe po e kontrollonin lojën, por minuta e 42-të ishte momenti kur sporti përfundoi për atë natë.

Kur flamuri “ra nga qielli” – në fushën e gjelbër, një futbollist serb u mundua që të largojë atë, teksa Taluant Xhaka ja largoi atë nga dora, kurse Bekim Balaj po e largonte nga fusha.

Por, me tu nisur, Balaj dhe Agolli u sulmuan nga publiku që kishin hyrë në fushë – duke shkelur çdo rregull mbi organizmin e ndeshjes.

Pas këtij momenti, ndeshja u ndërpre dhe lojtarët u nisën drejtë zhveshtoreve, ku në hymje u sulmuan përsëri nga shikuesit vendas.

Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshjen e ndërprerë ta regjistrojnë në favor të Serbisë, dhe të dyja ekipet kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Po ashtu, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t’i luante pa tifozë.

Por, pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, 3 pikët e ndeshjes kaluan te kuqezinjët.

Ndeshja e dytë e zhvilluar në Shqipëri me datë 15 tetor, nuk solli asgjë tjetër përveç futbollit, ndërsa mysafirët shënuan fitore me rezultat 0-2.

Ama, kombëtarja shqiptare arriti që të përfundonte si e dyta në Grupin I me 14 pikë, duke e bërë ëndrren realitet, dhe u nisën “Me plis për Paris”./Insajderi.com