Lajme

Shtatë të arrestuar pas sulmit me thika që ndodhi afër zyrave të Charlie Hebdo

Shtatë njerëz janë arrestuar lidhur me sulmin q

Shtatë njerëz janë arrestuar lidhur me sulmin që ndodhi afër zyrave të dikurshme të magazinës satirike Charlie Hebdo në Paris.

Një burrë i armatosur me një thikë mishi lëndoi dy njerëz, shkruan BBC, raporton Insajderi.

I dyshuari kryesor, i cili është identifikuar si një 18 vjeçar nga Pakisani, u arrestua afër skenës. Policia tha se gjashtë të tjerë janë duke u marrë në pyetje.

Sulmi është duke u trajtuar si një incident terrorist.

Ministri i brendshëm Gerald Darmanin tha se “ishte një akt i qartë i terrorizmit islamik”. Ai shtoi se policia ka nënvlerësuar nivelin e kërcënimit në këtë zonë./Insajderi.com