Kronika e Zezë

Shtatë persona nga Shkupi duhet të paguajnë nga 2000 euro për shkelje të orës polciore

Prokuroria Themelore Publike-Shkup (PTHP) sot

Prokuroria Themelore Publike-Shkup (PTHP) sot deri tek gjykata kompetente ka dorëzuar propozimet për urdhër-pagese nga 2 mijë euro për 7 persona që kanë shkelur orën policore.
“Të akuzuarit nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në një kohë të caktuar të ditës, gjegjësisht orën policore, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit”, thuhet në komunikatën e PTHP-së.