Lajme

SHSKUK: Në klinikat COVID janë shtrirë 770 pacientë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Koso

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka informuar se të marten në klinikat COVID të Qendres Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 770 pacientë, njofton Insajderi.

Kurse, 630 raste janë të konfirmuara me virusin SARS-CoV-2, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 608 janë nën asistim të oksigjeno-terpaisë.

Në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë ku 250 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 ndërsa, 13 në gjendje të rënduar dhe 267 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave, Klinika Infektive, 112 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 68 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë dhe katër në intensiven e Klinikës Infektive dhe Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 449 pacientë, ku 380 me rezultat pozitivë, 20 në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 341 me oksigjeno-terapi.

Po ashtu dhe numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme, Spitali i Prizrenit, 61 pacientë, Spitali i Gjakovës, 78 pacientë, Spitali i Pejës, 101 pacientë, Spitali i Gjilanit, 81 pacientë, Spitali i Ferizajt, 64 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë. /Insajderi.com