Showbiz

Shqipëria voton/ “Le të fitojë më i miri”, Big Basta dhe Vesa Luma, mesazh për shqiptarët nga Zelanda e Re

Shqiptarët do të vendosin sot se kush do t’i qe

Shqiptarët do të vendosin sot se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.



Rreth 3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Lidhur me këtë reperi Big Basta së bashku me partneren e tij, këngëtaren Vesa Luma, nga Zelanda e Re, ku edhe janë shpërngulur prej vitesh kanë dhënë një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët.

“Mirmëngjes miq. Ditë e mrekullueshme sot e sidomos me diell, si shenjë e mirë për të na treguar se çdo gjë do shkojë perfekt. Na ka marrë malli për Shqipërinë dhe urij që sot të fitojë më i merituari dhe pa u prekur apo cënuar dinjiteti ose vota. Ju duam shumë”, ka shkruar reperi në një postim në Facebook.

“Mirëmëngjes. Ju urojmë një ditë të qetë si oqeani sot. Le të fitojë më i miri”, shtoi Vesa në anën tjetër.