Shqipëri

Shqipëria shënon rekord të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, duke arritur numrin në 434 gjithsej të viktimave të pandemisë, transmeton 24-ore.info

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri konfirmoi edhe 203 raste të reja të konfirmuara me COVID-19, duke arritur këtë shifër për herë të parë.

Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15 mijë e 955 raste me COVID-19 prej të cilëve 5759 janë aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 87 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9762.