Sport

Shqipëria rrëmben tjetër fitore

Shqipëria ka marrë tri pikë të tjera në kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë triumfuan 2-0 në udhëtim te San Marino, pak ditë pas humbjes 0-2 në Air Albania nga Anglia, derisa e kanë fituar 1-0 sfidën e parë në udhëtim te Andorra.

Për fitoren e sotme 2-0 shënuan Rey Manaj dhe Frederic Veseli.

Pas tri ndeshjeve në Grupin I, Shqipëria tani gjendet në pozitën e tretë me gjashtë pikë, një më pak se Hungaria dhe tri më pak se lideri, Anglia.

Këtë të mërkure luajti edhe Kosova, por humbi 3-1 nga Spanja.