Lajme

Shqipëria hap zyrën e misionit të posaçëm në Kiev

Qeveria shqiptare vendos hapjen e misionit të

Qeveria shqiptare vendos hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, shkruan se qëllimi i këtij projektvendimi është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare të radhës së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në, dhe përreth Ukrainës, krahas konflikteve të tjera të zgjatura të cilat janë fokus të kësaj organizate.

Ky vendim sipas Cakaj është shprehje e përkushtimit të Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e detyrës përgjatë Kryesisë së OSBE-së 2020.

“Shqipëria si vend kryesues i OSBE-së e ka me rëndësi madhore të përcjellë, së pari, tek pala ukrainase mesazhin e rëndësisë dhe vëmendjen që i jep adresimit me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dhe së dyti, tek 56 shtetet anëtare të OSBE-së”, shprehet Cakaj në postimin e tij.