Sport

Shqipëria fiton “vëllazëroren” ndaj Kosovës

Plotë tre gola janë shënuar në miqësoren që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Ky takim i takoi Shqipërisë me rezultat 2:1.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Llogarinë e hapi sulmuesi Bekim Balaj, në minutën e 30-të.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Edhe në fraksionin e dytë ndeshja u dominua nga “Kuq e zinjtë”.

Djelmoshat e Edi Rejas, shënuan edhe njëherë me Myrto Uzunin.

E “Dardanët” arritën megjithatë ta realizojnë golin e nderit.

Ishte sulmuesi Vedat Muriqi, që shënoi nga pika e bardhë që e fitoi edhe vet.

Sot Kosova u drejtua nga zëvendëstrajneri Muharrem Sahiti, pasi Bernard Challandes është infektuar me COVID-19.

“Kaltër e verdhët” do të zhvillojnë edhe dy takime në kuadër Ligës së Kombeve, me Slloveninë dhe Moldavinë.