Shqipëri

Shqipëri, regjistrohet numër rekord i pacientëve të shëruar nga COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistru

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 157 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe një person ka ndërruar jetë, ndërkohë është shënuar numër rekord i pacientëve të shëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.806 dhe numri i të vdekurve në 388.

Sipas ministrisë, në orët e fundit është shënuar një numër rekord të shëruarish, 230 qytetarë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të personave të shëruar në 8.077.

“Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-COVID, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, theksohet në njoftimin e ministrisë

Institucionet shëndetësore në Shqipëri vijojnë testimet dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 89.053 testime për personat e dyshuar me koronavirus.