Shqipëri

Shqipëri: 833 të infektuar në 24 orët e fundit

Nga kryerja e 3511 testime gjatë 24 orëve të f

Nga kryerja e 3511 testime gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 833 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, duke e rikthyer edhe njëherë kurbën e të prekurve në kulmin e saj.

Ndërkohë ditën e fundit ka pasur dhe pesë raste fatale mes pacientëve që po marrin mjekim në spitalet covid, ku mes viktimave është dhe një person vetëm 26 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.

Shifrën më të lartë të infektimeve ditore, Shqipëria deri tani e ka pasur më 12 dhjetor të vitit të kaluar ku nga 2 734 testime rezultuan të prekur 879 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.

COVID-19 – Statistika (24 Janar 2021)