Shqipëri

Shqipëri, 8 të vdekur dhe 538 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistru

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 të vdekur dhe 538 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 52.542 dhe numri i të vdekurve në 1.074.

Në orët e fundit janë shëruar 405 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 27.831, dhe raste aktive janë 23.637.

Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 2.276 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 236.788 testime për personat e dyshuar me koronavirus.