Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 të vdekur dhe 336 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 125.842, prej të cilëve 2.247 persona kanë vdekur.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92.500 dhe raste aktive aktualisht janë 31.095.
Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.865 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 564.565 testime për personat e dyshuar për COVID-19.
Sipas ministrisë, vijon procesi i vaksinimit masiv për të moshuarit në qendrat shëndetësore dhe në qendrat e tjera të vaksinimit në të gjithë vendin.