Shqipëri

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 317 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistru

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 të vdekur dhe 317 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 127.509, prej të cilëve 2.297 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96.129 dhe raste aktive aktualisht janë 29.083.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.024 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 580.615 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

“Do të vazhdojë vaksinimi masiv”

Sipas ministrisë, në Shqipëri kanë mbërritur edhe 100.000 doza të vaksinës Sinovac dhe do të vazhdohet me planin e vaksinimit masiv.

Më parë në Shqipëri kanë mbërritur edhe 282 mijë vaksina, duke përfshirë vaksinën kineze Sinovac, vaksinën Astra Zeneca nga mekanizmi COVAX, vaksinën nga kontrata me kompaninë Pfizer dhe vaksinën Sputnik V, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).