Shqipëri

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 660 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistru

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 të vdekur dhe 660 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 65.994 dhe numri i të vdekurve në 1.261, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 39.246 dhe raste aktive janë 25.487

Institucionet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 3.695 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 304.108 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në Shqipëri prej disa ditësh vazhdon fushata e vaksinimit kundër COVID-19.