Shqipëri

Shqipëri: 5 të vdekur, 273 raste të reja dhe 44 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë t

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë persona, janë regjistruar 273 raste të reja si dhe janë shëruar 44 pacientë me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”, shkruan në njoftimin e autoriteteve shëndetësore të Shqipërisë.