Shqipëri

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 306 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 306 raste të reja

Në Shqipëri janë regjistruar 306 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 18.556 dhe numri i të vdekurve në 469, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e rritur në 10.466 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive aktualisht janë 7.621.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 260 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 114.381 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.