Shqipëri

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 51 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistru

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 të vdekur dhe 51 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.327, prej të cilëve 2,402 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu j janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112.626 dhe raste aktive aktualisht janë 16,299.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 1.995 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 643.963 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer mbi 518.679 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.