Shqipëri

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 156 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistru

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 të vdekur dhe 156 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 130.270, prej të cilëve 2.367 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104.278 dhe raste aktive aktualisht janë 23.625.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.367 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 620.743 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe deri tani janë kryer mbi 383.008 doza të vaksinës në gjithë vendin.