Shqipëri

Shqipëri, 23 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regj

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 23 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.763, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkaq, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.

Gjithashtu janë shëruar edhe 11 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.097, dhe raste aktive aktualisht janë 210.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 2.516 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 865.474 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.082.424 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej tyre 472.886 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Vaksinimi masiv vijon edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas vaksinimit në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore në vend.