Shqipëri

Shqipëri, 19 të vdekur dhe 892 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 19 të vdekur

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 19 të vdekur dhe 892 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 108.823 dhe numri i të vdekurve në 1.835.

Në orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71.173 dhe raste aktive janë 35.815.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.369 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 472.868 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer 15.027 vaksina.