Shqipëri

Shqipëri, 18 të vdekur dhe 645 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 18 të vdekur nga

Në Shqipëri janë regjistruar 18 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe 645 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 36.245 dhe numri i të vdekurve në 771, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 dhe raste aktive aktualisht janë 17.719.

Në disa spitale në Tiranë po trajtohen 463 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë personat e tjerë të prekur trajtohen në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 184.217 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.